Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Veliaj dështoi të diplomohej si student në Fakultetin e Juridikut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21131844cb9e27338852c972f06d2684

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku po diskutohej për ndihmën ekonomike, është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këshilltari i djathtë, Fabian Topollaj në debat e sipër i është drejtuar Veliajt duke i kujtuar se ky i fundit pavarësisht se është regjistruar si student në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ka dështuar të diplomohet dhe është larguar vetëm pas një semestri.

“Si mashtures profesionit, kryebashkiaku u përpoq të thoshte se ne jemi kundër ndihmës ekonomike. Ne do të votojmë pro, por duam akte të njejta dhe të vlefshme. Sa për pjesën e injorancës juridike, unë jam jurist dhe pedagog i Fakultetit të Drejtësisë, aty ku ti erdhe si student, bërë një semestër, mbete dhe nuk u diplomove kurrë”, u shpreh Topollaj.

Veliaj nuk i është përgjigjur kësaj akuze të këshilltarit të PD-së, por e ka anashkaluar atë.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak, pas debateve kanë votuar për kalimin e ndihmës ekonomike për personat në nevojë. 

Lexo edhe: Pas akuzës si “mbetës” në Juridik, Veliaj i tregon diplomat PD-së

Më shumë

spot_img
spot_img