Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Veliaj del me gjithë socialistët e njësisë 10: Falemnderit Fatmir Xhafaj, t’I përqafojmë opozitarët, janë vëllezërit tanë (Mesazhi I parë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Erion Veliaj, kreu I Bashkisë së Tiranës doli I pari nga selia rozë në orën 09.15 minuta sot me gjithë grupin e njësisë 10 ku përfundoi procesi I numërimit të votave në mënyrë elektronike.

Ai tha se njësia 10 ka qenë gjithmonë e balancuar, dhe u shpreh I surprizuar për fitoren bindshëm të PS në këto zgjedhje, duke falenderuar në mënyrë të vecantë kandidatin për deputet Fatmir Xhafaj.

Deklarata e Erion Veliajt:

Kemi pasur një natë të gjatë dhe falenderoj median për angazhimin e jashtëzakonshëm. Përgatitemi për fitoren në 42 njësitë e Tiranës. Të gjithë numëruesit, ti shkojmë këtij procesi deri në fund. Ndaj mendimin me kolegët e opozitës që kishim zgjedhje të shkëlqyera dje dhe s’ka kohë për pushim. Përfshi edhe numëruesit. Të gjithë numeruesit tanë të bëjnë maksimumin. Sa më shpejt të mbyllet procesi dhe sa më korrekt aq më shpejt do përveshim mëngët për qytetin dhe Shqipërinë tonë. Për të gjithë ata që votuan masivisht në njësinë 10, që është një njesi e balancuar ju falenderoj nga zemra që na dhatë një mandate të fortë. Pë rata që nuk na votuan u them se do tju shërbej me përulësi dhe respekt. Pavarësisht bindjeve. Ne jemi këtu ta administrojmë këtë fitore. Ndaj meqë jeni skuadra e parë, duke filluar nga ata që shërbejnë tek secili prej nesh, ka ardhur koha të shtrijmë dorën tea ta përballë se ata nuk janë armiqtë tanë. Kjo është koha ti përqafojmë dhe tut hemi se ka më shumë gjera që na bashkojnë sesa na ndajnë. Mezi pres nga mbyllja e kësaj fushate për të pasur mandatet për të qeverisur, do të doja të nisim një tjetër mandat, një fushatë vëllazërie për të punuar bashkë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img