Hapësire reklamuese

Politikë

Veliaj: "Çamët janë me PS; Dule dhe Idrizi përleshen për një karrige"

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj

"Çamët janë me Partinë Socialiste", tha drejtuesi politik për PS në Rrogozhinë, Erion Veliaj gjatë takimit me komunitetin atje.

Minoritarët e kanë kuptuar që e gjithë kjo përleshje mes Dules dhe Shpëtim Idrizit bëhet për karrige, tha Veliaj.

"E patë listën e Partisë Demokratike, të gjithë fosile. Në u veshëm me uniformat tona, uniforma e PS, një ekip i bashkuar me lojtarët më të mirë të të gjitha rrymave për Champions League, ndërkohë na erdhën nga kategoria e tretë secili me unifromën e vet. Partia Republikane dhe Partia Monarkiste, PDIU dhe PPDNj, edhe Dulja edhe Shpëtim Idrizi. Bushi më bëri një vërejtje kur isha këtu herën e fundit. Një vërejte që unë e pranova që e thashë gabim. Kur thash Partia Çamëve, ai tha nuk është Partia e Çamëve. Ai ka një logo të një kryetari që negocion me grekët si do marrin mandatin e vetë. Çamët janë me Partinë Socialiste si e vetmja parti patriotike e provuar. Aty kishte të drejtë, ashtu siç besoj fort që të gjithë minoritarët janë shfaqur të tronditur kur panë Dulen në Tiranë. Tirana herën e fundit që kontrollova unë, para se të vija këtu, nuk ishte në kufi. Nuk kishte këtë minoritet dhe unë besoj që të gjithë minoritarët e kanë kuptuar që e gjithë kjo përleshje mes Dules dhe Shpëtim Idrizit bëhet për karrige, për pazar, për të ndarë plaçkë, jo për parime. Po të ishte për parime nuk putheshin me njëri-tjetrin, për një sedilje në kroskodin e Lul Bashës", u shpreh Veliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll