Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Veliaj: Ata që sot vajtojnë për rininë, dje i dënuan me “Kristalin” e “Vitrinën”; fëmijët e tyre i shkollojnë jashtë

Shkruar nga Newsbomb

Sot PD-LSI vajton për rininë dhe bëjnë hartojnë programe për ta, por dje i hodhën në erë, duke i diplomuar te “Kristali” dhe “Vitrina”.

Me këto fjalë u është drejtuar sot kryebashkiaku Veliaj PD dhe LSI-së, gjatë një takimi me banorët e Njësisë 5. Sipas tij, as PD dhe as LSI nuk u ka kërkuar ende falje të rinjve që u humbën 4 vjet studime dhe papunësi.

“Kur dëgjoj ata që dalin dhe thonë “ne do bëjmë për rininë...”. Çfarë do bëni ju për rininë? Ju firmosët “Kristalin” dhe “Vitrinën”, duke dënuar me papunësi të përjetshme një brez të tërë. Minimalisht sot duhet t’u kërkoni ndjesë atyre, t’u thoni: “Ndjesë o popull, ju dhashë certifikata fallso! Ju kërkoj ndjesë se diplomat firmoseshin nga burgu! Ju kërkoj ndjesë se i ktheva universitetet në shaptilografë që prodhojnë diploma!”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai theksoi se arsyeja pse i mbushën të rinjtë me diploma fallso dhe nuk ndërtuan asnjë shkollë, është se ata vetë fëmijët e tyre i diplomojnë jashtë vendit.

“Është turp i madh kur këta thonë: “Ne mendojmë për rininë”. Fëmijët e tyre nuk i çojnë në shkollat tona sepse i shkollojnë jashtë Shqipërisë. Ata e kanë një plan “B”. Po për shkollat tona? Unë kam bërë një pyetje të thjeshtë dhe Luli ka 6 vite nuk përgjigjet dot: Më thuaj një shkollë që ke bërë, nga fillimi deri në fund!”, ironizoi Veliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll