Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Veliaj: Anëtarët e PD dhe LSI e kanë kuptuar se janë thjesht numra për drejtuesit e tyre; i mirëpresim në PS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8d5e26fbc5e25160c33a572dbe5cb4bd

“I mirëpresim në PS këdo që largohet nga partitë e rrënuara moralisht, të cilat mendojnë vetëm për familjet dhe pasuritë e tyre!” Ishte ky mesazhi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Njësia 10.

“Lajmi që na janë bashkuar nga PD e LSI nuk është lajm i mirë vetëm për ne, por për të gjithë qytetin, sepse janë njerëz që shohin ndryshimin. Me të drejtë, sondazhet tregojnë epërsinë tonë, por ne mund të dalim më mirë. Po the në PS fjalën kunati, të gjithë kthejnë kokën dhe pyesin kunati i kujt. Po e the në PD fjalën kunati, merret vesh direkt për kë është. Po the në PS, burri dhe gruaja, të gjithë pyesin burri dhe gruaja e kujt. Ama, po the burri dhe gruaja në LSI, merret vesh për kë flitet. Ata të PDIU-së, shumica e tyre janë kthyer me ne, në Rrogozhinë, por edhe këtu në njësinë 10, duke filluar nga Arjan Hamiti, që ka drejtuar PDIU-në këtu, e qindra të tjerë, se e kanë kuptuar që jemi e vetmja parti patriotike,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se anëtarët e thjeshtë të PD-LSI e kanë kuptuar tashmë se janë thjesht numra për drejtuesit e tyre, që nuk njohin limit babëzie.

“Pse një i PD-së do punojë për një burrë që s’merr dot as votën e gruas?! Pse do punojë për dikë që nga babëzia nuk ndalet dot as të aplikojë për vilën e pestë, përveç 10 apartamenteve të deklaruara në ILDKP?! Nuk i vënë dot fre babëzisë as në fushatë zgjedhore dhe këta duan të marrin qeverinë! Janë të rrënuar moralisht,” deklaroi Veliaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img