Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Veliaj akuzon Tabakun: Ke konflikt interesi. Kryetarja: Pse janë dhënë 45 milionë euro për koncesionarin?! (VELIAJ PUBLIKON SHKRESËN E BASHËS)

Shkruar nga Newsbomb
Veliaj akuzon Tabakun: Ke konflikt interesi. Kryetarja: Pse janë

Përplasja e ashpër mes Veliajt dhe Tabakut vazhdon në Komision. Veliaj akuzoi Tabakun se është në konflikt interesi se nuk ka ku çon dherat e ndërtimit. Ndërkohë që Tabaku e akuzoi për shpifje. Debati vazhdon kur Erion Veliaj nxjerr një dokument të Lulzim Bashës si kryetar Bashkie në 2013 që merrte vetë përsipër, pa Këshillin Bashkiak, të mblidhte plehrat.

Madje Veliaj akuzoi Bashën dhe kunatin e tij se kanë qenë përfitues të kësaj kontrate. Tabaku ngulmon dhe thotë se si ka mundësi që bashkia Tiranë I ka dhënë 45 milionë euro koncesionarit. Debati vazhdon me tone të ashpra dhe palët pak po e kuptojnë njëra tjetrën. Më poshtë, përplasja Tabaku-Veliaj.

Tabaku: Këtu ke një dopio standard që na gënjeve…

Veliaj: Kjo histori duhet të marrë fund. Ti po shpif në mënyrë sistematike…

Tabaku: Kjo nuk është çështje mes meje dhe teje. Ti ke përgjegjësi…

Veliaj: Lul Basha i cili në 2013 pa këshillin miratoj studimin e fizibilitetit dhe vendosa vetë, thotë Lulzim Basha për projektin e koncesionit për pastrimin dhe koncesionin. Lul Basha e merrte pa këshill vendimin.

Tabaku: Fokusohemi, nuk ka nevojë askush. Është e turpshme për ty që merresh me një zonjë. Merre me qetësi. Zoti Veliaj pse gënjeni në këtë komision hetimor. Pse gënjyet për përgjegjësitë tuaja në lidhje me kontratën?

Veliaj: Për çdo pretendim dhe shpifje do shkojmë në gjykatë. Gjykata të tha shpifëse për “Sami Frashërin”.

Tabaku: Zoti Veliaj, unë çdo gjë e kam të deklaruar. Problem është me ju te Kodra e Diellit.

Veliaj: Më ler të dëshmoj.

Tabaku: Unë nuk kam nevojë të fsheh pasuritë siç i fsheh ti. Nuk kam nevojë të fsheh të ardhurat e mia. Problem është te ju, që fshihni të ardhurat.

Veliaj: Më ler të flas…në 2015 e latë Tiranën…

Tabaku: Pastrimi i parave është interes i lartë, në respekt të komisionit themi këtu…

Veliaj: Nuk kam mbaruar akoma. Eshtë e pandershme…

Tabaku: Zoti Veliaj, është e pandershme kjo qe po bëni dhe që gënjejni në këtë komision. Silluni me etikë mnë këtë komision. Se je kryetar bashkie…

Veliaj: Je dhe ndërtuese të djeg për dherat dhe vetëm shpif…

Tabaku: Zoti Veliaj mos shpif në emrin tim. Të lutem vendimin e Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Unë e di që të djeg..

Tabaku: Keni dhënë 45 milionë euro tek koncesionari, ku e bazoni këtë?

Veliaj: Je ndërtuese moj zonjë ke konflikt interesi.

Tabaku: Nuk kam konflikt interesi.

Veliaj: Po pse të djeg.

Tabaku: Qetësohu. Askush nga familja ime nuk bën asgjë. Fokusohu këtu, te këshilli bashkiak. I ke dhënë 45 milionë euro koncesionarit të Tiranës.

Veliaj: Familja juaj e nderuar…ke konflikt interesi.

Tabaku: Unë mund të bëhem objekt I komisionit hetimor nëse është nevoja. Nuk më ke dhënë asnjë leje ndërtimi. Të të vijë turp po gënjen.

Veliaj: Familja jote….

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll