Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vehbi Bushati "e nis më këmbë të mbarë", Policia e Lezhës shkatërron "shtëpinë e barit", sekuestrohen qindra bimë dhe drogë e përpunuar

Shkruar nga Newsbomb
Vehbi Bushati "e nis më këmbë të mbarë",

Vehbi Bushati, drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, është emëruar dje në krye të Policisë së Lezhës, shkruan newsbomb.al. Drejtori i ri e ka nisur "me këmbë të mbarë" pasi që në ditën e parë të punës, strukturat në varësi të tij kanë organizuar dhe finalizuar një operacion për goditjen e "shtëpive të barit".

Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Policisë së Kurbinit në bashkëpunim me Drejtorinë e Lezhës, kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Trinomi”, është zbuluar në katin e parë të një shtëpie një laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Dean Gega, 28 vjeç, banues në Kurbin, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ylli Pali, 24 vjeç, banues në Burrel, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Fushë Milot, Kurbin, kishin përshtatur katin e parë të banesës së shtetasit Ylli Pali, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesë u konstatua se këta shtetas kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, si dhe kishin ndërtuar një dhomë shtesë, pa leje.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Xhovani Ndreca, 53 vjeç, banues në Milot, Kurbin, me detyrë faturist pranë OSHEE Kurbin, pasi dyshohet se ka lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që furnizonte ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, 2 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për kultivimin e bimëve narkotike etj.

Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese