Hapësire reklamuese

Showbiz

Vedat Ademi sulmon kolegët, refuzon t’i konsiderojë këngëtarë

Shkruar nga Newsbomb

Vedat Ademi bëhet këngëtari i radhës që kritikon kolegët për klikimet e shumta që arrijnë në “Youtube".

Vedati, i cili ka vetëm pak javë që ka publikuar 3 javë më parë projektin e tij të ri muzikor në bashkëpunim me J.Gashi “Thirrëm Dashuri”, dhe ka më pak se 200 mijë shikime në Youtube, përmes një postimi të bërë Instagram, ka sulmuar këngëtarët shqiptarë, të cilët madje nuk i konsideron të tillë, për faktin se suksesin e tyre e matin me numrin e klikimeve.

Në këtë mënyrë, Vedati aludon se klikimet në Youtube janë të blera dhe bindjen e tij e ilustron me një këngë të Bon Jovit, të publikuar në fillim të mes të këtij muaji.

E publikuar më datë 12 Gusht 2016. 1.717.123 Klikime për një javë, me afersishtë 2 milion subscribe, nuk e di ç’ka të t’them more Bon Jovi vetëm di të them që ju vjen anash me klikime "kengetarve" tanë”, shkruan Vedati.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.