Hapësire reklamuese

Politikë

"Vë në pikëpyetje bashkëpunimin", Luçiano Boçi flet për ankimimin e Alibeajt: Nuk është kusht, por dëshirë për bashkim

Shkruar nga Newsbomb
"Vë në pikëpyetje bashkëpunimin", Luçiano

Luçiano Boçi, nënkryetari i PD i zgjedhur nga Rithemelimi i Sali Berishës, është shprehur sot se ankimimi i bërë në Gjykatë nga grupimi tjetër i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, është antiligjor dhe vë në pikëpyetje bashkëpunimin mes tyre.

"Nuk duhet të bëjmë insinuata me ta zëmë. Ankimimi është antiligjor, një punë e nisur në mënyrë antiligjore vazhdon e zgjidhet në mënyrë antiligjore. Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për të bashkuar demokratët në interes të demokratëve duhet të konkretizohet me veprime që bashkëshoqërohet e veprimi i tërheqjes duhet të bëhet me këtë lloj dëshire.

Se kjo i vë pikëpyetje sinqeritetit e deklaratave që bëhen për bashkëpunime. Logoja do ketë një kandidat e s’do jenë të loguar sipas partive por do kenë logon e frontit. Kandidati është i përbashkët.

Ai do veshë fanellën e frontit opozitar, logo jonë është e barabartë me gjithë logot e tjera e kjo e zbeh lojën jo të ndershme të logos zyrtare të mbajtur peng apo gjërave të tjera. Se janë mekanizma politikë që nuk janë të shpikura. Kur fronti është kaq i gjerë fitorja është më afër se sa kur janë të ndarë në minifronte partitë", u shpreh Luçiano Boçi.

 

Të hënën, grupi i drejtuar nga Alibeaj mandatoi Gazment Bardhin për të bioseduar me grupin e drejtuar nga Berisha, për mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët në zgjedhje. Ndërkohë, në Gjykatën e Apelit është caktuar data për ankimimin e Enkelejd Alibeajt, për marrjen e PD-së nga Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu