Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Vdisni me atë mllef tuajin", dënohet me 2 vite e 8 muaj burg Gentjan Çollaku

Shkruar nga Newsbomb
"Vdisni me atë mllef tuajin", dënohet me 2 vite e 8 muaj

GJKKO ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Gentjan Çollakun,  për shkak të thirrjeve për sulme terroriste.

45-vjeçarin u arrestua pak muaj më parë nga Antiterrori me kërkesë të SPAK, pas një hetimi që datonte që në shkurt të vitit 2021.

Në bazë të hetimeve doli në pah se Çollaku kishte hapur disa profile në rrjetet sociale dhe aty shpërndante postime pro ISIS dhe luftës së shtetit Islamik. Madje postimin e parë në një nga profilet e tij i përket vitit 2015.

"Vdisni me atë mllef tuajin. Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se kemi ushtarë të cilët nuk flenë", shkruhej në një postim.

Në njoftimin e SPAK, theksohej se pas një hetimi të kryer me oficerët e policisë gjyqësore të  Drejtorisë se Antiterrorit rezultonte se Çollaku bënte thirrje terroriste.

Ai u akuzua për veprën penale të “Nxitja”, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese