Hapësire reklamuese

Bota

Humbi jetën pasi u përplas nga makina e policisë, shokët e 18-vjeçarit sulmojnë komisariatin në Francë

Shkruar nga Newsbomb
Humbi jetën pasi u përplas nga makina e policisë, shokët e
Një stacion policor në La Courneve, afër Parisit u sulmua të dielën mbrëma me kokteje molotovi, pas vdekjes së një 18-vjeçari javën e kaluar pasi u përplas nga një automjet i policisë. 18-vjeçari nga La Courneve humbi jetën në një ndjekje policore të mërkurën e kaluar, ku në përpjekje për tu larguar, makina e policisë e përplasi. Rreth 50 persona u mblodhën dhe hodhën gurë dhe bomba të improvizuara në stacionin e policisë. Dy policë u plagosën lehtë në dorë dhe pasi u thirrën përforcime, trazirat u vunë nën kontroll. Nëntë persona u arrestuan, shtatë të moshës 18-21 vjeç dhe dy janë të mitur, - sipas shefit të policisë së Parisit, Laurent Nunies. “Ne e bëmë këtë për të kërkuar drejtësi për Ouanis, edhe pse vëllai i tij i madh kërkoi qetësi,” - tha një i ri. 18-vjeçari Wanish, i cili ishte hipur në një skuter, u ndoq nga policia pasi ai refuzoi të ndalonte për një kontroll. Skuteri e tij u godit nga një makinë policie, e cila u thirr për ndihmë dhe po vinte nga ana e kundërt. Avokati i familjes së të riut akuzoi të premten oficerët se e kishin goditur atë “me dashje”, por avokati i oficerëve këmbëngul se ishte një aksident.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese