Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdiq nga shpërthimi i minës, ja kur do të vijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Tanushit

Shkruar nga Newsbomb

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushi pritet të mbërrijë në atdhe pas dy ditësh.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se trupi i Tanushit do të sillet në Shqipëri me avionë ushtarakë mesditën e së mërkurës.

Ditën e sotme në bazën Abazi u zhvillua një ceremoni nderimi për majorin, ndërsa mësohet se ditën e enjte në Shqipëri do të mbahet ceremonia shtetërore.

Familja e Major Klodian Tanushit ka hapur dyert e mortit dy ditë më pare.

Tanushi mbeti i plagosur nga shpërthimi gjatë demontimit të një mine së bashku me rreshterin Julian Kapaj, shpërthim në të cilin edhe nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën.

Major Klodian Nikolla Tanushi kishte lindur në Dibër më 31.10.1980, dhe ishte fëmija i parë i familjes Tanushi. Ai ishte i martuar dhe prind i tre fëmijëve (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.