Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Vdiq në Spanjë”, motra e Saimirit: Të bëhet testi i ADN-së, dyshojmë se zemra...

Shkruar nga Newsbomb
“Vdiq në Spanjë”, motra e Saimirit: Të bëhet

Majlinda Sula ka dyshime se zemra e cila pretendohet të jetë e vëllait të saj, Saimir Sulës, nuk i përket atij.

Majlinda doli sot në protestë për të kërkuar drejtësi për vëllanë e saj, i cili ndërroi jetë dy vite më parë në një spital në Spanjë, ku kishte shkuar për tu trajtuar për Covid-19.

Por për fat të keq ai vdiq në spital, nga ku doli pa zemër. Beteja e familjes së Saimir Sulës që zemra e tij të kthehej në atdhe ishte e madhe dhe komplekse.

Zemra e Saimirit u kthye në atdhe nga autoritetet spanjolle në korrik të këtij viti, pra pas më shumë se dy vitesh kërkesa të vazhdueshme nga familjarët.

LEXO EDHE: “Zemra e Saimir Sulës do të riatdhesohet”, Ministria e Drejtësisë jep njoftimin

Por familja e Saimirit ka ende rezerva, këtë herë ndaj autoriteteve shqiptare. Aktualisht zemra e Saimirit ndodhet në laboratorin e mjekësisë ligjore në Tiranë

Motra e Saimirit bën thirrje për verifikimin e AND-së së organit, për të verifikuar nëse i përket ose jo vëllait.

Familja ka denoncuar dyshimin se zemra e sjellë nga Spanja nuk i përket të vëllait, pasi pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike.

“Nuk e kuptoj pse Saimir është në varr pa zemër dhe zemra e tij është në laboratorin e mjekësisë ligjore, gjithmonë nëse është e tij. Familja ka denoncuar dyshimin se zemra nuk është e tij, sepse pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike që dëshmon se organi i përket Saimir Sulës. Zoti Ulsi Manja ju kujtoj se në letër porosinë e dytë që u nis në Spanjë kërkuam që zemra të sillej në Shqipëri dhe të bëhej testi i ADN-së për të parë nëse zemra i përkiste Saimirit”, u shpreh ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese