Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Vdiq në Shkodër, boksieri bullgar “piu një ampulë me përmbajtje të panjohur” para ndeshjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja mësohen nga vdekja e boksierit bullgar Boris Stanchov, i cili ndërroi jetë në ring gjatë ndeshjes kundër boksierit Ardit Murja në Shkodër.

Ndonëse Stanchov nuk duhet të ishte në atë ring, pasi ai po përdorte identitetin e kushëririt të tij, Isus Velichkov, si dhe përdorte licencën e tij të boksit, dyshohet se ai ka ndërruar jetë pas konsumimit të një ampule me përmbajtje të panjohur.

Policia bullgare ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e boksierit, dhe gjatë marrjes në pyetje të shokut të ekipit, Ruslan Nikolov ka zbuluar detajin tronditës.

“Trajneri i dha atij diçka si ampulë, për ta bërë më agresiv dhe më të motivuar në ring. Por ai nuk pranoi ta pinte. Pastaj trajneri i tha “mos u bëj fëmijë por pije”. Ai derdhi gjysmën e ujit nga gota dhe piu gjysmën tjetër. Nuk dua të gënjej. Po ju them vetëm atë çka di”, ka deklaruar Ruslan Nikolov, raporton Newsbomb.al.

Stanchov, 21-vjeç, ndërroi jetë të shtunën e kaluar gjatë “Boxing Night” në Shkodër. Ai u rrëzua në ring pasi pësoi sulm në zemër, dhe më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë. /Newsbomb.al

dfgdehe45he4h.jpg

Më shumë




spot_img








spot_img