Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Korçës, teksa një 27 vjeçar ka ndëruar jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa ishte arrestuar tre ditë më parë për vjedhje me dhunë.
Viktima është Enea Ftoi 27-vjeç, mësohet dhe është babai i tre fëmijëve. Ai u arrestua pasi vodhi me dhune varësen e floririt të një qytetareje. Familjarët e 27-vjeçarit kanë kërkuar kryerjen e eksperitëz pasi sipas tyre djali është dhunuar në ambientet e komisariatit.
E sakaq, ka përfunduar ekspertiza mjeko ligjore për 27 vjeçarin, ku në trupin e tij janë konstatuar shenja dhuna, kryesisht në krahë dhe shpatull. Ndërkohë familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë nga morgue i qytetit.
Përgjigjet e detajuara të ekspertizës priten të dalin pas 3 javësh. Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet duke sekuestruar kamerat e dhomave të sigurisë.