Hapësire reklamuese

Sporti

Vdiq në gjumë, familja shqiptare i jep sot lamtumirën e fundit 14-vjeçarit në Itali

Shkruar nga Newsbomb

14-vjeçari shqiptar i cili ndërroi jetë në gjumë përcillet sot në banesën e fundit. Jonson Sulika, i cili jetonte në Itali prej vitesh, vdiq në gjumë mbrëmjen mes 12 dhe 13 shkurtit në Traversetolo të Parmës.

Tragjedia në familjen shqiptare tronditi komunitetin në Itali dhe jo vetëm. Ndërkaq mediat italiane raportojnë se varrimi i 14-vjeçarit do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e komunës ku jetonte adoleshenti fatkeq.

14-vjeçari luante në ekipin e futbollit Team Traversetolo 2010. Familja e djalit që ndërroi jetë në gjumë jetonte prej kohësh në Traversetolo dhe ishte mjaft e njohur në vend.

14-vjeçari kishte shkuar për të fjetur si zakonisht, për të mos u zgjuar më. Ishte motra e madhe, e cila e shqetësuar që nuk ishte ngritur ende prej shtrati, shkoi në dhomën e tij, duke e gjetur të pajetë.

Do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa paraprakisht dyshimet janë se i mituri mund të ketë vdekur si pasojë e atakut kardiak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese