NATO ka dhënë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e oficeres shqiptare të Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj në krye të detyrës.
Në faqen zyrtare të NATO-s janë publikuar foto nga ceremonia e nderimit në Letoni, ndërkohë që shprehen thellësisht të prekur nga humbja e Hasanajt.
“Me keqardhje te thelle vuajme humbjen e njeres prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi te gjithe thellesisht te prekur nga humbja e Hasanaj dhe ne keto kohe te veshtira i shprehim ngushellimet tona familjes, miqve, kolegeve dhe te gjithe te afermve te saj. Ne qendrojme ne solidaritet me aleatet shqiptare dhe miqte tane ndersa vuajme humbjen dhe plagosjen e kolegeve tane te nato enhanced forward presence battle group’, thuhet në reagimin e NATO-s.