Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Vdiq duke pirë ujë 5 ditë pas lindjes, familja e Ardita Muçës denoncon mjeken: Të arrestohet direkt se goca s’vjen më mbrapa!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Famijarët e 29-vjeçares Ardita Muça, e cila humbi jetë vetëm 5 ditë pasi kishte lindur foshnjën, kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, si dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Durrësit.

Tezja e të ndjerës ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjithë procesin e shtatzënisë së 29-vjeçares. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut në spital.

LEXO EDHE: Tragjedi në Durrës/ 29-vjeçarja vdes papritur duke pirë ujë, 5 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj

“Denoncimi është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vdekur për faj të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gjakut. A vdes një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”, është shprehur tezja e 29 vjeçares.

 I pikëlluar vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë me humbjen e së resë, i është nxirë shtëpia.

“Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin”,  ka thënë vjehrri i Ardita Muçës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img