Tirana
broken clouds
10 ° C
10 °
10 °
87 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
10 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

“Vdesin njerëz nga vaksina”, Rama reagon ashpër pas deklaratës së Berishës: S’kanë turp! Këta kur bie pandemi janë me pandeminë, kur bie tërmet, me tërmetin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se vaksinat kundër koronavirusit kanë shkaktuar vdekje në vendin tonë, që sipas këtij të fundit, mbahen të fshehta nga qeveria.

Rama tha gjatë një takimi elektoral në Ersekë, se politikanët në opozitë luajnë me jetën dhe qetësinë e njerëzve. “Vaksinat marrin jetë? Përkundrazi, vaksinat kthejnë jetën”, tha Rama.

“Doli ai të flasë që kanë vdekur njerëz nga vaksina, turp! S’ka më turp! Të luash me jetën dhe qetësinë e njerëzve që janë të ankthonsur prej një viti. Po si ka mundësi ndodh një tërmet këta janë me tërmetin, ndodh një përmbytje, këta janë me përmbytjen, ndodh një virus, këta janë me virusin. Po si nuk u bënë njëherë më shqiptarët, së paku duke mos përhapur lajme të rreme. Ky është kulmi, vaksinat të marrin jetën?! Po si të marrin jetën? Përkundrazi, vaksinat të kthejnë jetën. Del Saliu, gogoli dixhital dhe vazhdon me historinë e tij”, u shpreh Rama.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img