Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Vdes xhaxhai i Alda Klosit, ish-zyrtarja tha se kishte mbledhur paratë për kurimin e tij

Lajme të ngjashëm

Alda Klosi vijon të jetë nën hetim për shumën e parave që pastruesja kishte vjedhur në banesën e saj, teksa ish-zyrtarja ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, ajo ka marrë lajmin e trishtë se xhaxhai i saj, Ylli Cika ka ndërruar jetë në SHBA, raporton A2Cnn. Cika vuante prej dy muajsh nga sëmundja e rëndë e kancerit në fazën e katërt. Ndërsa familjarët e tij kanë mohuar të kenë patur dijeni për paratë e mbledhura nga Klosi.

Pastruesja Rozeta Dobi kishte vjedhur nga shtëpia e Alda Klosit të paktën 120 mijë euro dhe disa bizhuteri, por kur u pyet për shumën e madhe të parave “cash” që mbante në banesë, Klosi tha se i kishte mbledhur nga familjarë dhe të afërm për kurimin e xhaxhait të saj të sëmurë.

Sakaq, pastruesja Dobi, së bashku me djalin e saj, kishin vjedhur edhe rreth 400 mijë euro nga disa banesa të tjera ku ajo ishte punësuar. Megjithatë, deri tani askush nuk ka dalë për të pretenduar pronësinë e këtyre parave.

Më shumë