Vdes vjehrra e deputetit nga koronavirusi: E sfidove veten deri në fund

Publikuar tek: rajon, më 13:48 14-08-2020 Vdes vjehrra e deputetit nga koronavirusi: E sfidove veten deri në fund

Një infermiere ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë

Mësohet se jetën e ka humbur Shkurte Gecaj 63-vjeçe nga Peja, e cila është vjehrra e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë deputeti, Veton Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se ajo ishte një heroninë që sfidoi veten deri në fund për t'u ardhur në ndihme të tjerëve.

Postimi i plotë:

Njoftim mortorë!

Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë,

Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në varrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.

Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq!

Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona.

Zoti të shpërbleftë më Xhennet.

Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja!

Me respekt

Veton Berisha

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 8 viktima dhe 142 raste të reja me COVID në Kosovë (BILANCI I PLOTË)
»
Article Logic
Execution time: 0.012083053588867
array(1) { ["section"]=> string(77) "vdes-vjehrra-e-deputetit-nga-koronavirusi-e-sfidove-veten-deri-ne-fund-217125" }