Vdes studenti amerikan që u dënua në Korenë e Veriut për vjedhjen e një posteri

Publikuar tek: bota, më 21:45 19-06-2017 Vdes studenti amerikan që u dënua në Korenë e Veriut për vjedhjen e një posteri

Studenti amerikan i dënuar në Korenë e Veriut për vjedhjen e një posteri propagandues, Otto Warmbier, ka ndërruar jetë.

22-vjeçari kishte vetëm pak ditë që u kthye në shtëpinë e tij në SHBA pas lirimit nga Koreja e Veriut ku vuajti dënimin me 17 muaj burg.

Otto Warmbier kishte pësuar një dëmtim të rëndë në tru gjatë kohës që ndodhej në burg në shtetin diktatorial dhe ishte në gjendje kome gjatë kthimit në atdhe.

Ai u ndalua pas vjedhjes së një posteri propagandues në një dhomë hoteli të rezervuar vetëm për stafin. Përpara se ta lironin, 22 vjeçari pranoi fajin dhe kërkoi falje për "gabimin e rëndë", në gjatë seancës gjyqësore. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplas këmbën teksa lëviz mobiljet, bima vdekjeprurëse dhe e rrallë gati sa nuk i merr jetën 81 vjeçarit
Shtypi besimtarët muslimanë para xhamisë në Londër, identifikohet autori »
Article Logic
Execution time: 0.0055510997772217
array(1) { ["section"]=> string(85) "vdes-studenti-amerikan-qe-u-denua-ne-korene-e-veriut-per-vjedhjen-e-nje-posteri-83084" }