Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Vdes prokurori nga Gjilani, ishte i prekur nga COVID-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e032ae514cadd2d4dd543971c6e2c38d

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Gjilanit ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli.

Në Kosovë situata paraqitet jo fort e mirë përsa i përket shifrave të koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusi 6 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 130. Nga 562 persona si të dyshuar me Covid-19, kanë rezultuar pozitiv 145 prej tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img