Leonid Kravchuk, njeriu që udhëhoqi Ukrainën drejt pavarësisë në mes të rënies së Bashkimit Sovjetik, ka humbur jetën në moshën 88-vjeçare.
Ka qenë Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit Volodymyr Zelenskyy, ai që konfirmoi vdekjen e tij pa dhënë më tepër detaje.
Kravchuk kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër vitin e kaluar.
Ai udhëhoqi Ukrainën si shefi i Partisë Komuniste në vitet në rënie të Bashkimit Sovjetik dhe luajti një rol kyç në rënien e BRSS përpara se të mbante presidencën ukrainase nga viti 1991 deri në 1994.