Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vdes papritur mjeku i spitalit ku është trajtuar Navalny, në rrethana misterioze

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1f6aa2cf326b56bcf82842ba8be423e6

Një mjek në spitalin Omsk, ku është trajtuar politikani opozitar Aleksei Navalny, menjëherë pas helmimit me agjent nervor, është raportuar i vdekur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë për atë rajon.

Sergei Maksimishin, i cili ka qenë zëvëndës-shef për anesteziologji dhe reanimacion në spitalin e Omskut, ka vdekur nga sulmi në zemër, ka thënë kjo ministria për Open Media.

Ai ka qenë 55-vjeçar.

Navalny ka qenë duke u trajtuar në departamentin e njëjtë pasi ishte helmuar në muajin gusht.

Spitali ka thënë se Maksimishin “ka vdekur papritur”, sipas një deklarate të cituar nga CNN.

Megjithatë nuk janë bërë të ditura detajet e vdekjes.

Navalny, 44-vjeçar, ishte pranuar në spital në departamentin për helmim në spitalin e Omskut, pasi ishte sëmurë gjatë një fluturimi nga Tomsku në Moskë.

Navalny më pas ishte vënë në komë të induktur dhe ishte evakuuar në Gjermani, ku ka kaluar pesë muaj për shërim nga helmimi.

Testimet në Evropë kanë vërtetur se ai është helmuar me agjent nervor të familjes Noviçok.

Në kërkim të përgjigjjeve për misterin e helmimeve ruse

Maksimishin nuk pati dhënë detaje për gjendjen e Navalnyt atëbotë.

Në fillim, mjekët patën thënë se shkaku i sëmurjes së Navalnyt ka qenë helmimi, mirëpo më vonë kanë mohuar këtë gjë.

Pas kthimit në Rusi muajin e kaluar, Navalny është ndaluar, dhe këtë javë është dënuar me gati tri vjet burgim për shkelje të dënimit me kusht për një dënim paraprak.

Burgosja e tij është dënuar në rrafsh ndërkombëtar, duke përfshirë reagimet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara./REL

Më shumë

spot_img
spot_img