Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Vdes papritur ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei, i cili ka mbajtur këtë detyrë për një kohë të gjatë, ka vdekur papritur. Lajmi u njoftua të shtunën nga agjencia shtetërore e lajmeve ‘Belta’ . Zoti Makei vdiq të shtunën, dy ditë përpara një takimi të planifikuar për t’u mbajtur të hënën, mes tij dhe homologut rus.

“Ministri i Jashtëm Vladimir Makei ndërroi jetë krejt papritur”, njoftoi Belta pa dhënë detaje të tjera. Zoti Makei mbante postin e ministrit që nga viti 2012.

Zoti Makei, 64 vjeç, mori pjesë në fillim të kësaj jave në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e disa shteteve postsovjetike, që u mbajt në Jerevan ndërsa të hënën, do të takohej me homologun rus Sergei Lavrov.

Para zgjedhjeve presidenciale dhe protestave masive antiqeveritare në Bjellorusi në vitin 2020, zoti Makei kishte qenë një nga nismëtarët e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin dhe kishte kritikuar Rusinë.

Por pas fillimit të protestave ai papritur ndryshoi qëndrim, duke thënë se ato ishin frymëzuar nga agjentët e Perëndimit.

Me fillimin e sulmit rus në Ukrainë në muajin shkurt, zoti Makei, një mbështetës i lidhjeve të ngushta mes Moskës dhe Minskut, tha se Perëndimi kishte provokuar luftën dhe se autoritetet ukrainase duhet të pajtoheshin me kushtet ruse të paqes.

Pak ditë para fillimit të luftës, zoti Makei garantoi se nuk do të kishte asnjë sulm ndaj Ukrainës nga territori i Bjellorusisë. Por disa ditë më vonë, trupat ruse vërtetuan të kundërtën.

“Jemi të tronditur nga njoftimet për vdekjen e kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bjellorusisë, Vladimir Makei”, shkruhej në një postim në Telegram të zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ngushëllime shprehu edhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, i cili arriti t’u mbijetojë protestave të vitit 2020 e vazhdon të jetë në pushtet.

Duke komentuar këtë zhvillim udhëheqësja e opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, e quajti zotin Makei tradhtar të popullit bjellorus.

“Në vitin 2020, Makei tradhtoi popullin bjellorus dhe mbështeti tiraninë. Kështu do ta kujtojë populli bjellorus”, tha zonja Tsikhanouskaya./ VOA

Më shumë


spot_img









spot_img