Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Vdes “papritur” miliarderi Mircea Popescu, “Babai i Bitcoin” pritet të fusë në kolaps tregun e kriptovalutave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Miliarderi me origjinë rumune Mircea Popescu, ka ndërruar jetë në mënyrë “të papritur” në një plazh në Costa Rica. Popescu konsiderohej si “Babai i Bitconin”, pasi 41 vjeçari ishte ndër personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në vitin 2012.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mircea Popescu zotëronte numrin më të madh të valutës elektronike. Për vdekjen e tij nuk ka ende informacione të hollësishme, veç dëshmive të disa vajzave që ndodheshin me të, të cilat kanë thënë se u mbyt duke notuar.

“Babai i Bitcoin” ka ndërruar jetë në 23 qershor, dhe as sot nuk ka informacion, me mediat vendase që fillimisht raportuan se një burrë polak ishte mbytur.

Nëse vdekja e Mircea Popescut konfirmohet zyrtarisht, pasi deri tani nuk ka një kartelë zyrtare, pritet që tregu i kriptomonedhave të futet në kolaps. 41 vjeçari mendohet se kontrollonte pjesën më të madhe të Bitcoin që ishte në qarkullim, rreth 1 milion Bitcoin. Ai ishte pronari i vetëm më i madh i monedhave elektronike Bitcoin.

Situata mbetet e paqartë pasi nëse vdekja konfirmohet zyrtarisht, e gjithë pasuria e Mircea Popescut do të dilte në treg dhe çmimi i Bitcoin (aktualisht 1 bitcoin = 29.000 euro) do të bënte që çmimet të uleshin ndjeshëm.

Më shumë

spot_img
spot_img