Filantropisti dhe humanisti i njohur nga Pakistani, Abdul Sattar Edhi, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare pas një sëmundje në mëlçi.
Ai ishte një njeri i veçantë dhe me shpirt të madh që ka ndihmuar mijëra persona në një vend ku pjesa më e madhe e popullsisë jeton në varfëri të skajshme, raporton “Aljazeera”.
Lufta e tij ishte kundër paragjykimeve, mizorisë, ligjeve fetare të njohura si “Faëta” dhe lakmisë. Prandaj në Pakistan e krahasonin me veprën e madhe të Nënë Terezës.