Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Vdes në mënyrë tragjike foshnja dy muajshe, babai e hedh nga dritarja pas sherrit me bashkëshorten

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një foshnjë dy muajshe ka vdekur në mënyrë tragjike, pasi babai i saj e hodhi nga dritarja, pas një sherri me nënën e saj.

E porsalindura, Isabel de Aguilar Loesch, nga Brazili, ishte vetëm 57 ditëshe, ku pësoi dëmtime të mëdha në kokë, pasi u hodh nga dritarja nga babai i saj.

Ngjarja tronditëse ndodhi paraditen e së shtunës, në 29 maj. Fqinjët i thanë policisë se prindërit e vajzës po grindeshin kur babai 26-vjeçar e hodhi foshnjën nga dritarja.

Ndërsa e ëma e Isabelës, i tha policisë se babai po vizitonte shtëpinë e saj për të parë vajzën e tij, e cila dje do të mbushte dy muaj, pasi ata nuk jetojnë së bashku.

36 vjeçarja u tha autoriteteve se po gatuante, por kur u kthye, pa vajzën e saj të shtrirë në rrugë. Gjyshja e viktimës pohoi për policinë se kur vajza e saj ishte shtatzënë, partneri e kishte goditur me grusht në bark dhe çifti shpesh debatonin me njëri-tjetrin.

Babai 26-vjeçar është arrestuar tashmë me akuzën e vrasjes së rëndë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img