Një punonjës i Google është gjetur i pajetë në zyrën e tij, në degën e kompanisë në Nju Jork.
Scott Krulcik, 22 vjeçar me profesion inxhinier softueri u gjet i pajetë në tavolinën e tij të punës. Pavarësisht ndihmës së parë 22-vjeçarin nuk kanë mundur ta sjellin në jetë.
Shkaqet e vdekjes janë ende mister, ndërsa policia bëri me dije se në trupin e tij nuk ka shenja dhune dhe vdekja nuk është e dyshimtë. Hetimi për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes ka nisur tashmë.
I riu nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore, ndërsa vdekja e papritur tronditi edhe fqinjët ku ai banonte, të cilët e njihnin si njeri pozitiv dhe plot energji.
Sondazh
Poll