
Një nga vrasësit serialë më të këqij të fëmijëve në botë, Luis Alfredo Garavito nga Kolumbia , i njohur gjithashtu si "Përbindëshi i Genovas", i cili vrau të paktën 170 fëmijë të mitur, ka vdekur në burg në moshën 66-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë me dije autoritetet e burgut. Garavito u arrestua në vitin 1999, pasi u arrestua për rrëmbim dhe vrasje të disa dhjetëra fëmijëve, vdiq në një klinikë në veri të vendit për shkak të “patologjive të shumta”. Në maj të këtij viti mediat kolumbiane raportuan se ai vuante nga kanceri dhe leucemia.
Në vitin 2000, Luis Alfredo Garavito u dënua me 835 vjet burg për përdhunimin dhe vrasjen e të paktën 170 të miturve, kryesisht djem, midis viteve 1980 dhe 1999. Megjithatë, dënimi maksimal në vend është 40 vjet burg. Teksa pranoi autorësinë e disa vrasjeve, ai rrëfeu se kishte vrarë fëmijë edhe në vendet fqinje Venezuelë dhe Ekuador.
Sipas provave nga hetimet e kryera në Kolumbi, Luis Alfredo Garavito shtirej si një burrë i pastrehë, prift ose shitës ambulanti dhe joshte fëmijët me dhurata, në shumicën e rasteve, i përdhunonte dhe më pas i vriste.