Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdes mjeku i njohur? Pëllumb Pipero përgënjeshtron lajmin për endokrinologun: Ndodhet në terapi intensive, verifikojini informacionet para se të publikoni lajme të pavërteta

Shkruar nga Newsbomb
Geront Husi - Pellumb Pipero

Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një protal mediatik, i cili shkruante se endokrinologu Geront Husi është ndarë nga jeta.

Pipero njofton se doktor Husi ndodhte në terapi intensive në spitalin “Medical Park” në Stamboll, ku po lufton për jetën. Ai thotë se komunikoi me mjekun që po e ndjek endokrinologun dhe ai ia konfirmoi se Husi vazhdon të jetojë.

Mjeku bën thirrje për mediat që të verifikojnë informacionet para se t’i publikojnë këto lajme, të cilat mund të ndikojnë keq në familjen e pacientëve.

“Sapo lexova ne nje portal nje lajm JO TE VERTETE,per fat te mire, per Dr Geront Husi, endokrinologun tone te talentuar, i cili po perballet me Covd 19 ne Spitalin Mecical Park ne Stamboll!

Para vetem 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjte, eshte ne gjendje jo te mire shendetesore, por me prametra jetesore normale, ne terapi intensive, por po lufton fort per t’ja dale dhe urojme e deshirojme T’ja Dale!

Te gjithe ne urojme qe Geri ta fitoje kete beteje dhe te kthehet midis nesh!

Me kete rast do ju lutesha te gjitha mediave, vecanerisht portaleve, te verifikojne cdo informacion ne burim me qellimin e mire per te mos publikuar lajme jo te verteta”, shkruan Pipero.

Screenshot_11.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu