Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Vdes krijuesi i skemës më të madhe piramidale në botë, zhvati 65 miliardë dollarë nga mijëra njerëz, ndër ta edhe VIP-a (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare Bernard Madoff, organizatori i mashtrimit më të madh të investimeve në historinë e SHBA, duke shkatërruar dhjetëra mijëra klientë me më shumë se 65 miliardë dollarë. Lajmi u raportua sot nga Associated Press.

Madoff vdiq në Qendrën Federale Mjekësore në Butner në Karolinën e Veriut, me sa duket nga shkaqe natyrale, raportoi AP. Madoff po vuante një dënim prej 150-vitesh në burg, ndërsa ishte duke u trajtuar për sëmundjen e veshkave.

Ai u shpall fajtor në vitin 2009 për një skemë që hetuesit thanë se filloi në vitet 1970 dhe mashtroi deri në 37,000 njerëz në 136 vende gjatë katër dekadave deri në kohën që skema e Madoff u shkatërrua në 11 Dhjetor 2008.

Pre e mashtrimit të tij kishte rënë edhe regjisori Steven Spielberg, aktori Kevin Baco, ish-pronari i ‘New York Mets Fred wilpon’, dhe fituesi i Çmimit Nobel të Paqes, Elie Weisel, investitorët e zakonshëm, si Burt Ross, i cili humbi 5 milionë dollarë në këtë skemë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img