Pervez Musharraf, ish presidenti i Pakistanit ka ndërruar jetë në një spital në Dubai pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte 79-vjeç.
Lajmin e ka bërë me dije Ushtria e Pakistanit, duke shprehur keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të ish gjeneralit të lartë.
Musharraf fitoi famë kur ish presidenti Nawaz Sharif e promovoi atë në gjeneral me pesë yje, në vitin 1998, duke e bërë komandant të forcave të armatosura. Ai do të udhëhiqte “infiltrimin Kargil”, duke drejtuar trupat ushtarake pakistaneze brenda territoreve të administruara nga India.
Lëvizja do të çonte në përplasjen më të madhe mes forcave indiane dhe atyre pakistaneze në një luftë 3 mujore në vitin 1999.
Po në atë vit, ushtria e drejtuar prej tij do të merrte me sukses pushtetin në Pakistan, duke e bërë Musharraf presidentin e 10-të të vendit.