Vdes gjatë lindjes luftëtarja e Ebola-s, ishte shpallur personi i vitit

Publikuar tek: bota, më 12:46 28-02-2017 Vdes gjatë lindjes luftëtarja e Ebola-s, ishte shpallur personi i vitit

Luftëtarët e Ebola-s u shpallën persona të vitit më 2014 kur Ebola u përhap në Afrikën e Jugut dhe mori jetët e 11 mijë e 310 personave.

Por, mjekja nga Liberia, Salome Karwan nuk ishte një nga viktimat, shkruan ‘Time’.

Sëmundja që kaploi gjithë qytetin e saj e fundosi edhe atë pasi i mori jetën nënës së saj, babait, vëllait, hallave, xhaxhallarëve dhe shumë kushërinjve.

Por, Karwah, motra e saj Josephine dhe i fejuari i saj James mbetën të gjallë.

Megjithatë ajo i shpëtoi Ebolës, nuk arriti t’i shpëtojë sistemit të thyer mjekësor të Liberisë, dhe gjeti vdekjen gjatë lindjes së foshnjës së saj.

Karwah mahitej se të mbijetuarit e Ebolës kishin super-fuqi sepse pasi kishin kaluar Ebola-n ata ishin bërë përjetësisht imunë nga ajo sëmundje, por ajo humbi tragjikisht jetën gjatë lindjes së foshnjës së saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotoja që po “fluturon” në rrjet: Në takimin zyrtar me Donald Trump, shikoni ç’bën kjo vajzë
Pas tërmeteve të fuqishme, Italia tani përballet me “ferrin” e vërtetë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01124906539917
array(1) { ["section"]=> string(76) "vdes-gjate-lindjes-luftetarja-e-ebola-s-ishte-shpallur-personi-i-vitit-70235" }