Hapësire reklamuese

Rajoni

Vdes Genc Sopa, pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi i fortë me bombul gazi

Shkruar nga Newsbomb
Vdes Genc Sopa, pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi i fortë me

Një lajm i trishtë nga Ferizaj i Kosovës. Ka ndërruar jetë Genc Sopa, pronari i lokalit “Steak House” ku një shpërthim ndodhi në janar të këtij viti.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar deputeti i Vetëvendosjes.

“Sot na erdh lajmi për vdekjen e Genc Sopës, afaristit, mikut, dhe një djali shembullor të qytetit. Genci pat një beteje të gjatë me lëndimet e marra në tragjedinë me bombolat e gazit, mirëpo pas krejt forcave dhe vullnetit për jetën, fatkeqësisht nuk ia doli. Ngushëllimet më t’sinqerta për familjarët dhe gjithë miqtë e tij të shumtë. Të jetë i përhershëm kujtimi për Gencin!”, ka shkruar Dimal Basha.

Nga ky shpërthim ka vdekur një vajzë 20-vjeçare dhe janë lënduar mbi 40 persona tjerë. Shpërthimi i papritur i bombolës së gazit që përmbante 25 litra, e vendosur në kuzhinën e restorantit “Steak House” në Ferizaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll