Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Heraklion në Greqi.
Një 92-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi në vend të ujit konsumoi detergjent. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, pronari i azilit, menaxherja e azilit 28 vjeç dhe infermierja që po kujdesej për të moshuarën në momentin që ndodhi ngjarja, shkruan protothema.gr.
Familjarët e të moshuarës kanë denoncuar në polici shtëpinë e të moshuarve në Heraklio. Ata pretendojnë se “punonjësit e azilit i kanë dhënë qëllimisht detergjent të moshuarës për ta hequr qafe”.
Rastin e denoncoi dhëndri i 92-vjeçares. Sipas tij, punjëset e azilit kanë ngatërruar shishen që kishte ujë me shishen e mbushur me detergjent, duke e vendosur këtë të fundit në tavolinën që ndodhej moshuara, e cila e konsumoi duke menduar se ishte ujë.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e hënë, 4 dhjetor. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët në spitalin “Venizelos”, e moshuara nuk ia doli të mbijetonte.
Sipas të dhënave të deritanishme, gabimi fatal ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 9:00 – 9:30, në dhomën e ngrënies, ku e moshuara kishte konsumuar mëngjesin.
Një kamera sigurie ka regjistruar të gjithë skenën. Gruaja, sipas informacioneve të ERT-së, duket se i kërkon ujë infermieres, e cila merr një shishe dhe e lë në tavolinë. Gruaja, e cila vuante nga shëndeti mendor, hap shishen dhe fillon të pijë ngadalë ujin. Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjers.