Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moschopotamos të Selanikut, ku një 48-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
I biri i saj 29-vjeçar po drejtonte një mjet bujqësor, teksa u përmbys duke zënë poshtë nënën e tij. E plagosur ka mbetur edhe një 31-vjeçare që po hipte në zetor.
Sipas mediave greke, e ëma dhe i biri jetonin dhe punonin prej vitesh në këtë zonë. Grupi hetimor ende po punon për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit tragjik.