Hapësire reklamuese

Aktualitet

U aksidentua me motoçikletë, vdes 45-vjeçari në Përmet

Shkruar nga Newsbomb
U aksidentua me motoçikletë, vdes 45-vjeçari në

Një 45-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të diele në  Përmet pas një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbrezhdan të Prëmetit, ku mësohet se shtetasi me inicialet G.H, banues në Tiranë ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën po udhëtonë dhe ka dalë nga rruga. Autoritetet bëjnë me dije se 45-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan, Përmet, dyshohet se shtetasi G. H., rreth 45 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës  dhe si pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.

Shtetasi G.H, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese