Hapësire reklamuese

Arkiva

Vdekja misterioze e Navalnyt, BE sanksionon 33 zyrtarë në Rusi

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja misterioze e Navalnyt, BE sanksionon 33 zyrtarë në Rusi

BE ka sanksionuar mbi 33 individë dhe dy subjekte, kjo pasi janë kanë ndihmuar në vdekjen misterioze të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në një burg në Arktik muajin e kaluar.

“Vrasja e Alexei Navalny nga regjimi i Kremlinit është një kujtesë e ashpër e shpërfilljes së tij të plotë për jetën njerëzore,” - tha kryediplomati i BE-së Josep Borrell.

“Sanksionet e sotme demonstrojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur përgjegjësinë e udhëheqjes politike dhe autoriteteve ruse për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Rusi”, - tha ai.

Personat e sanksionuar përfshijnë zyrtarë rusë nga sistemi gjyqësor dhe ai i burgut ku ndërroi jetë Navalny. Pasuritë e tyre në BE do të ngrijnë dhe atyre do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Europian.

Dy subjektet e sanksionuara janë burgjet ku Navalny u mbajt në paraburgim për vite pasi u kthye në Rusi në vitin 2021, pasi i mbijetoi një atentati të dukshëm.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese