Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Vdekja misterioze e 4 turistëve në Qerret, zbardhet dëshmia e punonjësit të pishinës: Në mëngjes lava me klor…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zbardhur dëshmia e punonjësit të pishinës në Qarret, ku humbën jetën tre ditë më parë në rrethana misterioze katër turistët rusë.

Punonjësi ka deklaruar se turistët kishin kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, pasi donin që të shplodheshin pas udhëtimit që kishin bërë në Maqedoninë e Veriut.

Ai është shprehur se të premten në mëngjes kishte larë dhe kishte dezinfektuar me klor pishinën dhe e kishte bërë gati për turistët.

“Punonjësit e hotelit janë dëshmitarët kyç të kësaj ngjarjeje, hetimet e së cilës janë shtrirë në tre shtete. Ka qenë punonjësja e recepsionit, që ka gjetur të pajetë turistët. E rëndësishme është edhe dëshmia e punonjësit të pishinës, që deklaron se pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë. Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin pasi të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoni të Veriut. Ai thotë se në orët e para të mëngjesit të së premtes e ka larë pishinën, ka zbrazur gjithë ujin, e ka larë me furçë, ka përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e ka bërë gati, që ta përdornin turistët”, raporton gazetarja Lala.

Ndër pistat ku po hetohet është edhe asfiksia nga klori, por mbetet edhe pista e helmimit të mundshëm.

Kujtojmë që të premten në mënyrë misterioze në hotelin “Gloria” kanë ndërruar jetë 4 turistët rusë, çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img