Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Vdekja misterioze e 4 turistëve në Kavajë, ambasada ruse: Po presim me padurim zbardhjen e ngjarjes tragjike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar për vdekjen e 4 e shtetasve 4 ditë më parë në një hotel në Qerret, Kavajë.  E kontaktuar nga gazetarja Anila Hoxha ambasada deklaroi se mezi pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga autoriteteve shqiptare për vdekjen misterioze të 4 turistëve.

“Ambasada tashmë ka bërë një reagim të dielën. Ambasada si institucion nuk është organi hetimor ose prokuroritë, në raste të tilla detyra jonë është të jemi pikë kontakti ndërmjet organeve hetimore të të dyja vendeve dhe të organizojmë çështje teknike(riatdhesimi i trupave). jemi në kontakt me autoritetet shqiptare dhe mezi po presim  zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedive. vetëm kaq mund të themi”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ndërkohë, Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë duke e regjistruar si “vrasje” edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar vepra penale është regjistruar si “vrasje”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi 4 ditë më parë në një hotel në Qerret, Kavajë, ku turistët kishin shkuar për të pushuar, teksa u gjetën të pajetë në suanën e hotel “Gloria”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img