Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Vdekja misterioze e 27-vjeçarit në paraburgim, reagon Basha: Dënoj vrasjen makabre. Unë dhe PD kërkojmë që…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagon lidhur me vdekjen misterioze të 27-vjeçarit Enea Ftoi, në paraburgimin e Korçës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Basha e ka dënuar ngjarjen duke e cilësuar si vrasje makabre.

“Ky krim çnjerëzor është shkaktuar nga tortura barbare ndaj të riut rom që është dhe babai i 3 femijeve. Unë dhe Partia Demokratike kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe transparencë të plotë, se kush është ai, ose ata që kryen këtë krim makabër”, shprehet ndër të tjera Basha.

Reagimi i plotë:

Denoj me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policise te 27 vjecarit Enea Ftoi, sot ne Korce. Ky krim cnjerezor eshte shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe eshte dhe babai i 3 femijeve. Une dhe Partia Demokratike kerkojme hetim te menjehershem dhe transparence te plote, se kush eshte ai, ose ata qe kryen kete krim makaber. Te dalin ne drite emrat e tyre dhe te hetohen e te perballen me ashpersine e ligjit.

Kjo nuk eshte nje ngjarje sporadike. Eshte ne fakt, produkti i nje policie qe eshte vene ne sherbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vellezerve te ministrave e kryeministrit.

Kjo polici qe sherben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim.

Më shumë

spot_img