Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vdekja mister e 4 rusëve, zbardhet dëshmia e guidës së turistëve: Hëngrëm peshk e pimë raki…

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja mister e 4 rusëve, zbardhet dëshmia e guidës së

Është zbardhur dëshmia e personit që shqëronte 4 turistët rus, të cilët humbën jetën në hotelin “Gloria”.

Një 30-vjeçare ukrainase është operatorja e tyre turistike. Ajo ka treguar gjithë itinerarin që ka bërë me 4 turistët në Maqedoninë e Veriut dhe kthimin në Shqipëri.

Ajo ka treguar se më 15 shtator në orën 07:00 familja ishte nisur nga Qerreti në Oher. Ata rrugës kanë ndaluar në Librazhd kanë ndaluar në një auto-grill dhe kanë konsumuar ushqimin që kishin marrë me vete.

Ndërsa në orën 13:00 kanë ndaluar në një restorant në Ohër ku kanë ngrënë peshk, ndërsa disa prej tyre kishin marrë edhe nga një gotë raki.

Maria vajza ukrainase tha se nuk kishte vërejtur që ata të kishin shqetësime shëndetësore.

Kujtojmë që pak ditë më parë u gjetën të pajetë Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova 60 vjeç, dhëndri i tyre Nikita Belousov 37 vjeç dhe vajza Ekaterina Burenkova 31 vjeç.

Vdekja e turistëve rus në hotel mbetet ende mister, ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga klori, që disa orë më parë një punëtor kishte larë pishinën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll