Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Vdekja klinike dhe reanimimi i futbollistit 29 vjeçar danez Christian Eriksen – çfarë ndodhi?

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Dr. Shk. Nereida Ulqini Xhabija

Si është e mundur që një sportist profesionist i konsideruar si i shëndetshëm, i cili sigurisht që ka kaluar kontrolle mjekësore rigoroze dhe periodike, të goditet nga një aritmi që pothuajse i mori jetën?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje së pari duhet të kuptojmë se cilat janë shkaqet e mundshme të Vdekjes së Papritur Kardiake (VPK) veçanërisht gjatë sforcimeve fizike ekstreme si në ndeshjet e futbollit. E vetmja gjë që dimë për rastin e Christian Eriksen është se ai mbeti pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të të ndeshjes për shkak të kolapsit nga arresti kardiak. Atij iu bë menjëherë masazhi kardiak nga shoku i skuadrës dhe pastaj u realizua me sukses goditja elektrike me defibrilator të jashtëm nga personeli mjekësor.

Pra Christian Eriksen konsiderohet një nga ato persona fatlumë qē i kanë shpëtuar Vdekjes së Papritur Kardiake!!!

Si mund të ndodhë Vdekja e Papritur Kardiake (VPK) tek sportistët ? Sa frekuente është ajo?

Së pari, duhet të kuptojmë se VPK-ja te atletët është e mjaft e rrallë. Incidenca e saj vlerësohet me rreth 1: 200.000 raste në vit.

Ja disa nga rastet e fundit:

-Mohamed Abdelwahab, një mbrojtës egjiptian vdiq si rezultat i një arresti kardiak gjatë një seance stërvitore në vitin 2016.

-Në vitin 2012, Jaouad Akaddar, lojtar futbolli nga Maroku, vdiq pas ndeshjes si rezultat i atakut kardiak.

-Marc-Vivien Foé, futbollist profesionist nga Kameruni ra pa ndjenja në minutën e 72-të të ndeshjes kundër Columbia gjatë kupës FIFA Confederations 2003. Reanimimi i tij ishte fatkeqësisht i pasuksesshëm dhe autopsia zbuloi një sëmundje të muskulit të zemrës (kardiomiopati hipertrofike).

-Phil O’Donnell, mesfushor skocez pësoi arrest kardiak gjatë ndershjes kundër Dundee United në vitin 2007. Autopsia zbuloi insuficiencë kardiake të ventrikulit të majtë.

Shkaqet e mundshme të Vdekjes së Papritur Kardiake tek sportistët dhe jo vetëm janë disa:

-Shkaku më i zakonshëm i VPK-së gjatë ndeshjeve është kryesisht kardiomiopatia hipertrofike (15-25% e rasteve)

-Shkaqe të tjera janë edhe kardiomiopatia aritmogjene e ventrikulit të djathtë, anomalitë e lindura të arterieve koronare, sëmundjet e valvulave (psh. prolapsi i valvulës mitrale), infeksionet dhe infarkti i miokarditit.

Në raste të tjera, edhe kur nuk gjenden anomali strukturore të zemrës, ekzistojnë situara që provokojnë aritmi malinje ventrikulare si: sindromi i zgjatjes së QT, sindromi Brugada, sindromi Wolf Parkinson White, si dhe të tjera kanalopati.

Shumica e këtyre anomalive janë vërtet të vështira për t’u diagnostifikuar pavarësisht kontrolleve kardiake rutinë, sepse në të tilla raste mund të nevojiten ekzaminime më të hollësishme.

Për shembull, EKG-ja e thjeshtë mund të paraqitet normale në 5-10 % të sportistëve, edhe pse ata kanë një kardiomiopati hipertrofike, si dhe në 1/3 e pacientëve me sindromin e zgjatjes së QT.

Atëherë, gjatë një kontrolli të zemrës, sa larg duhet të shkojmë me ekzaminimet kardiake?

Në fund të fundit, sado të thelluara të jenë këto ekzaminime (rezonanca kardiake, studimi elektrofiziologjik, koronarografia), asnjëherë nuk do të mund të shmanget plotësisht Vdekja e Papritur Kardiake. Ndërsa, ekografia e zemrës mbetet në çdo rrethanë një ekzaminim i thjeshtë, jo invaziv dhe lehtësisht i aksesueshëm që mund të përjashtojë disa nga patologjitë e mësipërme. Gjatë praktikës time, jam ndeshur disa herë me të tilla patologji, të cilat janë zbuluar vetëm në momentin e një ekzaminimi ekografik bazik.

Akoma i kemi të freskëta në memorien tonë imazhet e Christian Eriksenit koshient dhe me sy të hapur menjëherë pas reanimimit të suksesshëm, ku të gjithë mbajtëm frymën dhe më pas u lehtësuam dhe i uruam me zemër shërim të shpejtë. Këtu vlen për t’u theksuar se përdorimi sa më i shpejtë i defibrilatorit i rrit shanset e shpëtimit nga vdekja e papritur me 70%, prandaj në metropole rekomandohet që këto pajisje jetë-shpëtuese të jenë të aksesueshme çdo 200m ose thënë ndryshe një e tillë për çdo 1000 banorë.

Fatmirësisht mësuam se Erikseni i është nënshtruar një procedure implantimi të një defribrilatori kardiak të brendshëm, që është një pajisje elektronike e vogël, e ngjashme me pacemaker-in dhe që mund të parandalojë arrestin kardiak fatal duke rivendosur ritmin kardiak nëpërmjet goditjes elektrike.

Ai ka dalë nga spitali i Kopenhagenit në gjendje shëndetësore të mirë dhe të qëndrueshme.

Rasti i tij na rikujton edhe një here rëndësinë e kontrolleve mjekësore të shpeshta, edhe në rastet kur e konsiderojmë veten të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë fizike!

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shk. Nereida Ulqini Xhabija kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

asdfaqfwfwqg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img