Hapësire reklamuese

Rajoni

Vdekja e zv.ministrit, ushtria shkatërron me eksploziv ortekët e borës në Brezovicë (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb

Në një lartësi mbidetare mbi 2230 metra dhe mot të keq, ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar me sukses misionin e tyre për shkatërrimin  e ortekëve të borës.

Ky mison vjen vetëm disa ditë pasi një ortek i mori jetën zv.ministrit Arian Daci.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se pas vlerësimit të situatës, ekipet e Deminimit, me gjithë kushtet e vështira, kanë filluar punën më datë 02.02.2019 për largimin e ortekëve të rrezikshëm të borës në kompleksin turistik në Brezovicë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se fillimisht shkatërruan ortekun e parë me eksploziv, i cili paraqiste rrezik të madh për krijimin e një orteku edhe më të madh dhe shumë të rrezikshëm për qytetarët.

Për shkak të motit shumë të vështirë dhe erërave të forta, deri në 60km/h, operacioni është dashur të ndërpritet. Operacioni ka vazhduar më datën 4.02.2019, kur u larguar edhe orteku i dytë.

Sipas vlerësimeve për momentin nuk ka rrezik potencial për lëvizje të ortekëve, mirëpo duke u bazuar në kushtet atmosferike të cilat mbretërojnë në këtë pjesë mund të krijohen ortekë të cilët mund të paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

Vështirësitë në terren kanë qenë shumë të mëdha, por falë përgatitjes profesionale të ekipeve të FSK-së, dhe falë vullnetit të madh, për të mos lejuar të ndodhë ndonjë katastrofë natyrore për vizitorët në këto pjesë, është arritur që operacioni i ekipeve të Deminimit të kryhet me sukses.

auto_51658585_2066729910074984_7338644515109994496_o_11549526159.jpg

auto_51396416_2066730006741641_2625231367348158464_o1549526163.jpg

auto_51512850_2066730116741630_2197585446530187264_o1549526161.jpg

auto_51270185_2066729923408316_5659166105982205952_o1549526166.jpg

auto_51348022_2066730150074960_8895084180065484800_o1549526160.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.