Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Vdekja e ushtarakes dhe plagosja e 2 të tjerëve, reagon ministrja Xhaçka: Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së FA

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar për vdekjen e efektives së FA në Letoni si dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Xhaçka shprehet se më këtë moment të vështirë janë pranë familjes.

“Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura”, shprehet ministrja.


Më shumë