Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vdekja e turistëve në Qerret, pedagogu hedh dyshime: Rusia ka një program që prodhon reagentë organikë dhe inorganikë që nuk kapen as nga pajisjet e NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e turistëve në Qerret, pedagogu hedh dyshime: Rusia ka një

Shkaku i vdekjes së 4 turistëve rusë në Hotel Gloria në Qerret të Kavajës nuk është gjetur ende, edhe pse për këtë çështje po punojnë mjekë të ardhur nga Rusia.

Fillimisht u dyshua se vdekja e rusëve ka ardhur nga asfiksia, por policia dyshon edhe se turistët mund të jenë vrarë. Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se një rast i ngjashëm me vdekjen enigmatike në pishinë, ka qenë dhe ai i djalit të Sergei Scripal  në pishinën e një hoteli në San Petërburg.

Ai tha gjithashtu se rusët kanë ende në aktivitet një program që prodhon agjentë dhe reagent të cilët nuk detektohen as nga pasjisjet e NATO-s.

“Ajo që njohim ne është që rusët kanë një program nga 60 -93, program folient që vazhdon prodhon agjent dhe reagent organik dhe inorganik që bëhen të padetektueshënm për shumë prej pajisjeve të NATOS-s. Njëkohësisht në lidhje me zgjedhjet, ata kanë një njësi që quhet njësia speciale e shërbimeve të ushtrisë, ata që bënë grushtin e shtetit në Malin e Zi dhe ata vijnë në rastin e zgjedhjeve gjithmonë. Nuk dua të bëj teori konspirative sepse janë ca gjëra që fillojnë dhe mbushin puzëllin dhe na del version i foliantit, i teatrit të Dubraskës, që s’u mor vesh çfarë gazi hodhën. Ke dhe Skripalin. Ajo që nuk është zbuluar akoma është djali i vet që u gjet i vdekur në San Pertërbug, si ky rast, në një pishinë”, tha Karamuço.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll