Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Vdekja e turistes ruse, deti në Sarandë bie në “heshtje”, asnjë motor uji dhe skaf në qarkullim

Lajme të ngjashëm

Është ironi therrëse, por turistët në plazhet e një prej qyteteve më të frekuentuara gjatë verës, në Sarandë, ndihen më të qetë pas tragjedisë në ujërat e Ksamilit ku mbeti e vrarë një 15-vjeçare nga Rusia.

Shkak janë bërë masat ekstreme të marra nga autoritetet, menjëherë pas ngjarjes së rëndë katër ditë më parë.

Në brigjet e Jugut, jo vetëm janë sekuestruar dhjetra mjete ujore pa dokumentacionin përkatës, por sot zhurma e motorëve të ujit dhe skafeve nuk dëgjohet më. Në plazhet e Sarandës ka rënë qetësia ndërsa në qytet kanë mbërritur zyrtarë të lartë nga Tirana.

Kjo ngjarje e rëndë dhe masat që e pasuan tregojnë edhe një herë sesa të papërgatitur janë autoritetet për t’i paraprirë aksidenteve dhe parandaluar tragjeditë.

E teksa rrugët vijojnë të përgjaken dhe në plazhe nuk ka asnjë roje, nuk është çudi që qeveria të nxherrë ndonjë urdhër që ndalon notimin 1 metër larg bregut të detit.

Më shumë