Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Vdekja e tregtarit të armëve në Tiranë, dorëhiqet kreu u Shërbimit Sekret të Jashtëm në Poloni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Misteri i vdekjes së tregtarit polak të armëve në një apartament në muajin qershor në Tiranë, vijon të trondisë Poloninë.

Së fundmi, kreu i shërbimit sekret të jashtëm të Polonisë, Piotr Kraëczyk ka dhënë dorëheqjen. Mediat polake nuk bëjnë me dije nëse dorëheqja ka lidhje direkte me vdekjen e tregtarit të armëve Andrzje Izdebski, i cili u gjet i pajetë në apartamentin ku banonte prej rreth një viti në Tiranë.

Për vdekjen e Izdebski, autoritetet thanë se kishte ardhur si pasojë e infarktit. Ai kishte kryer tregti armësh në bashkëpunim me zyrtarë shqiptarë të qeverisë Berisha.

Ndërsa në vitin 2020 kishte mashtruar qeverinë polake, pasi lidhi një kontratë për sigurimin e rreth 1,200 respiratorëve për Covidin, me vlerë 52 milionë euro. Pasi nuk arriti ta furnizonte vendin e tij me respiratorë, Izdebski ktheu pas rreth gjysmat e parave, por u arratis me rreth 26 milionë euro në Tiranë. Fati i këtyre parave është ende mister.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img